Skena si këto me gaz lotsjellës mund të përsëriten javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Paralajmërimin e qeverisë se do ta procedojë në Kuvend demarkacionin opozita e konsideron si lojë të rrezikshme për vendin, raporton KTV.
Driton Çaushi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse një gjë e tillë ndodhë javën e ardhshme, Kosovës do t’i bëhet një e keqe e madhe.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj deklaron se për një gjë të tillë do të reagojnë për ta parandaluar si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën ku pritët të vendos për dërgimin e marrëveshjes së demarkacionit në Kuvend.
Këtë premtim Mustafa ia ka dhënë zv.ndihmëssekretarit amerikan të shtetit Hot Yee.
Demarkacioni mund të sjell sërish lot në Kuvend by kohanet
-
Demarkacioni mund të sjell sërish lot në Kuvend
-
Opozita: Procedimi i demarkacionit në Kuvend do ta çojë vendin në zgjedhje
-
Me Vetëvendosjen do të na ndante gazi në Kuvend, thotë Lekaj
-
Koalicioni, i bindur se marrëveshja kalon nesër – VV shpreson në votën kundër të Kadaj Bujupit
-
Koalicioni pro-demarkacionit s’i ka votat, beson në ratifikim