Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku ka kritikuar deputetët e pozitës për, siç ka thënë ajo, marrëveshje që Kosova ka nënshkruar e që janë me fusnotë e jo si shtet.
Demaku në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës i ka pyetur deputetët e PDK-së dhe LDK-së nëse janë deputetë të Republikës apo të fusnotës.
Kjo deklaratë e Demakut ka ardhur pasi që në seancë është hedhur për shqyrtim Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Njëjtë si Demaku ka thënë edhe deputeti i Nismës Zafir Berisha, sipas të cilit partia e tij nuk do ta votojë këtë marrëveshje.
Artikuj të ngjashëm
-
Deda deputetëve: Nuk votuat as MSA-në dhe morët pjesë në komisione
-
Brenda Kosovës më nuk do të përdoret fusnota për Republikën
-
Konjufca propozon deklaratë për fusnotën
-
Nuk kalon marrëveshja për Fondin, partitë parlamentare propozojnë deklaratë rreth saj
-
Osmani: Nëse nuk votohet marrëveshja me fusnotë Kosova do të izolohet