Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dema: Kam kërkuar ndihmë nga “krimet ekonomike” për plagjiaturën në UP

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, tha se po punojnë që të rrisin cilësinë në UP.

“Ne kemi themeluar zyra për të përmirësuar cilësinë. Ne jemi të interesuar ta transformojmë UP-në. Në vitin 2017 janë bërë shumë punë të mira”, tha Dema në televizionin publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se në UP pranohen studentë ata që e meritojnë, por edhe stafi që e meriton. Dema ka folur për kriteret e avancimit.

“Nuk ka më të pranuar që nuk i plotësojnë kushtet, profesorët nuk pranohen nëse nuk i plotësojnë kushtet”, theksoi Dema.

Për plagjiaturën në Universitetit të Prishtinës, i pari i UP-së, tha se mund të ketë raste dhe kjo është prezentë edhe në vendet e tjera.

“Këto dukuri negative janë prezentë edhe në vendet e tjera. Unë kam, pasur takime dhe me krimet ekonomike dhe kemi kërkuar ndihmë për këtë”, tha ai.

Dema për buxhetin e vitit 2018, tha se është i vogël.