Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka akuzuar Qeverinë se po tenton të ushtrojë kontroll mbi median online dhe thotë se ky është sulm mbi median dhe fjalën e lirë.
Deliu-Kodra i ka bërë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga projektligji për KPM-në.
“Po marr shkas nga mbledhja e djeshme e Komisionit për administratë e media ku u miratua projektligji për KPM. Kishte një diskutim ku për herë të parë në historinë e re të Kosovës ndryshon rregullimi i mediave online. Është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Tentimi i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi median online është sulm mbi median mbi fjalën e lirë. Rreziqet shkojnë përtej ndalimit të fjalës se lirë duke i hapur rrugë autoritarizmit dhe cezurës. Qeveria po i dërgon mesazh bashkësisë ndërkombëtare se nuk jemi të përkushtuar të ruajmë vlera për të cilat kemi punuar gjatë. PDK i bën thirrje Qeverisë të tërheqë këtë projektligj të rrezikshëm sa nuk është bërë vonë. Projektligji është vazhdimësi i qasjes armiqësore të Qeverisë ndaj mediave e gazetarëve. KPM nga 7 anëtarë sa i ka pasur me ndryshimet e ligjit qe i ka bërë Qeveria, numri i anëtarëve do të rritet në 11”, ka thënë Deliu-Kodra në Kuvend.
Lexo edhe:
-
IKD: Vendimet e KPM-së po cenojnë seriozisht lirinë e mediave në Kosovë
-
Deliu akuzon Qeverinë Kurti për varfërim, izolim dhe tendenca autoritare
-
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, sot në “60 Minuta”
-
Deliu-Kodra: Kuvendi po merret peng në kohën kur shteti ka shqetësime të shumta
-
PDK për raportin e Reporterëve pa Kufij: VV ka instaluar regjim linçimi e frikësimi