Delegacioni i Parlamentit Europian, i prirë nga raportuesi për Serbinë David McAlisteri dhe përfaqësuesit e Listës Serbe janë pajtuar sot se duhet të hiqen taksat (për mallrat me origjinë nga Serbia) dhe të vazhdojë dialogu midis Beogradit e Prishtinës për arritjen e zgjidhjes kompromise, në mënyrë që përfundimisht të vendoset paqja në Ballkan, raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, transmeton Koha.net.
Sipas komunikatës së Listës Serbe, të lëshuar pas takimit me përfaqësuesit e Parlamentit Europian, gjatë bisedës u theksua në periudhën e ardhshme duhet doemos të ruhet paqja dhe siguria për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë takimit përmendën problemet me të cilat përballet populli serb në Kosovë, por edhe qëndrimin sipas të cilit pjesëmarrja në institucione "ishte e pakuptimtë pas veprimeve të njëanshme të Prishtinës" dhe se ky është shkaku pse në mbledhjen me presidentin e Serbisë kanë propozuar braktisjen e institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Në delegacionin e Parlamentit Europian, përveç McAlisterit ishin edhe Igor Shollts nga Sllovenia, dhe Elmar Brok nga Gjermania, ndërsa Listën Serbe i përfaqësonin Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
-
McAllister kërkon të pezullohet taksa
-
Eurodeputetë javën e ardhshme në Beograd e Prishtinë për çështje të Kosovës
-
Parlamentarët evropianë përshëndesin heqjen e tarifave, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Europarlamentarët mirëpresin heqjen e taksës, presin nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën
-
Vuçiq: Pres që problemi i taksës të zgjidhet me formimin e Qeverisë së Kosovës