Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie kërkon ekip ekspertësh e konsensual për dialogun me Serbinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka paralajmërua palën kosovare se duhet të përgatitet për dialogun me një ekip gjithëpërfshirës.

Ai shton se dialogu nuk ka alternativë dhe Kosova duhet ta ketë një ekip konsensual që duhet të jetë i fokusuar në qëllimet afatgjate të Kosovës, transmeton Koha.net.

“Nuk ka alternativë për dialogun dhe Kosova duhet të përgatitet. Punoni së bashku për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertë, dhe ekip konsensual. Qëndroni të fokusuar për synimet afatgjate të Kosovës me qartësi e qëllim”, ka shkruar Delawie.

Artikuj të ngjashëm