Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie e Kurti bisedojnë për funksionimin e institucioneve në Kosovë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti sot është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie, transmeton Koha.net.

Siç ka shkruar Kurti në Facebook, kanë biseduar për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare.

Ky është shkri mi në Facebook i Albin Kurti, për takimin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie:

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”.