Tiranë, 27 tetor - Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim ne datën 10 nëntor 2017, kartëmonedhën e re shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.
Kartëmonedha e re ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.
“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”shkruhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
-
Prezantohet “Asdreni”, kartëmonedha 10 mijë lekëshe
-
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, në qarkullim në tremujorin e fundit të sivjetshëm
-
Dy pamje të kartëmonedhës 5000 lekë me 5 elementët e sigurisë
-
Sot vihen në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe
-
Dy kartëmonedha të lekut me dizajn të ri nga 30 shtatori hidhen në treg