Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Del jashtë funksionit Harta kadastrale e Prishtinës

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës ka njoftuarse sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale / Cadastral Map” nuk është duke punuar.

Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e cila menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

“Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës.

“Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës”, thuhet në njoftim.