Administrata Tatimore e Kosovës njofton se nga data 15 mars 2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
“Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.
Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 1 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.
Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që t’i referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.
-
Deklarimi i tatimeve dhe kontributeve nga 1 shkurti bëhet online
-
Qytetarët që nuk i deklarojnë të ardhurat do të ndëshkohen
-
Qytetarët obligohen që t’i deklarojnë të gjitha të hyrat individuale
-
Edhe qytetarët duhet ta bëjnë deklaratën tatimore në ATK mbi të ardhurat personale
-
Murati pas lansimit të platformës EDI të ATK-së: Kjo rrit transparencën për gjendjen e bizneseve