Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se nuk do të hiqet taksa, është lajm i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin.
Ai, siç përcjell telegraf rs,duke komentuar deklaratën e Haradinajt se taksa mbetet në fuqi derisa të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ka thënë se ndaj kësaj “nuk kemi si të reagojmë pos vetëm që të vazhdojmë me lutje”.
Deri më atëherë nuk kemi çfarë të bisedojmë, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
“Si të bisedojmë për diçka përderisa ai që dëshiron marrëveshje vë masa anticiviliziuese. Për fat të keq, ky është lajm i keq, sinjal i keq jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin ”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Qëndrimi i Haradinajt, sipas tij, flet jo vetëm për raportin e Kosovës por edhe të faktorëve të tjerë në botë.
Ai ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë ta furnizojë popullin e vet në Kosovë pa marrë para sysh vështirësitë.
-
Vuçiq: U kam thënë, s’ka problem e ndalim lobimin për çnjohje - hiqeni taksën
-
Vuçiq: Kosova pa kompromis me Serbinë nuk do të ketë asgjë
-
Serbia do që Kosova t’i kërkojë falje për taksën dhe “ta paguajë dëmin për keqtrajtim”
-
Vuçiqi: Serbia është arrë më e fortë se sa që e mendon Haradinaj
-
Vuçiq: Serbia, arrë shumë e fortë për ata që provojnë ta dëbojnë popullin e saj