Me rekomandim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryesisë Qendrore të LDK-së, që degët e Prishtinës t’i bëjnë propozimet për kryetar komune, është Dega e Tretë e LDK-së, që njihet edhe si “Dega e Presidentin Rugova”, e cila tashmë ka dhënë propozimin e saj.
Burime të KosovaInfo-s kanë thënë se kjo degë e propozon Vjosa Osmanin për kandidate për kryetare të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mbledhjen e sotme, Dega me votim unanim ka vendosur që Vjosa Osmani, njëherësh femra më e votuar të jetë kandidate për kryetare e Komunës së Prishtinës”.
Vjosa Osmani është deputetja e gjashtë më e votuar në Kosovë, larg gruaja më e votuar me 64,131 vota.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Vjosa Osmanin, por të premten mbrëma këtë e ka pasur të pamundur.