Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka bërë të ditur se kanë marrë konfirmim nga Zyra e kancelares Merkel se nuk ka ndryshim kufijsh.
Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit gjerman.
“Nuk ka ndryshim kufijsh, konfirmon Zyra e Kancelares Merkel. Kosova është një dhe e pandashme, me territor të panegociueshëm. Foto pas takimit me z. Matthias Lütenberg, Drejtor i Divizionit për Evropë Qëndrore, Lindore dhe Jug-Lindore në Kancelarinë gjermane”, ka shkruar Deda në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria gjermane e prerë, s’ka ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor
-
Ambasadori gjerman në Kosovë thotë se Merkel ka qenë e qartë: S’ka ndryshim kufijsh në Ballkan
-
Beyer: Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që ka
-
Hellbach: Gjermania mbetet kundërshtare e ndryshimit të kufijve
-
Kadaj-Bujupi: Gjermania konfirmoi se nuk do të ketë shkëmbim territoresh