Në përplasjen për mos dekretimin e Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm të Shqipërisë, është përfshirë edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.
Derisa ne në Kosovë po përballemi me kolaps të shërbimeve komunale që si po duket janë zënë në befasi me rënien e borës, ka shkruar Deda, në Shqipëri po bëhet beteja për kufijtë e Kosovës.
“Gent Cakaj është pa mëdyshje një i ri me shumë perspektivë dhe me arsim superior. Por nuk mundet një shqiptar i Kosovës, si Ministër i Jashtëm të Shqipërisë, të bëhet pjesë e politikës së ndarjes së Kosovës. Presidenti Ilir Meta sot i dha një goditje të fortë atij plani, goditje që ende nuk u dha në Kosovë”, ka shkruar Deda në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
DW: Pse Gent Cakaj nuk është si Sebastian Kurz
-
Meta: Ministria e Jashtme s’mund të kthehet në autoshkollë ku ustai kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë
-
Përmbledhje e KTV-së për debatin rreth mosdekretimit të Cakajt
-
Meta përsërit: Sa të jem president, integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohet
-
VV: Shqipërisë s’i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit