Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, bashkëthemelues i “Alternativës” i ka komentuar deklaratat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, rreth “fillimit të ri”.
“Pasi që paska filluar debati për vendimmarrje apo mungesë të saj, mirë është të përkujtohet që promotorët e fillimit të ri qe 10 vjet direkt - e 18 në realitet - me vendimmarrjen e tyre na e kanë sjellë këtë varfëri, këtë korrupsion, këtë ekonomi, këtë shëndetësi, këtë arsim, këtë izolim”, ka thënë Deda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“‘Fillimi i ri’ i tyre në realitet është vazhdimësi e kësaj varfërie, korrupsionit, kësaj shëndetësie, këtij arsimi dhe izolimi, dhe më e keqja - vazhdimit të ikjes të qytetarëve dhe sidomos të rinjve nga Kosova”, ka thënë më tej ai.
Kujtojmë se gjatë ditës, kryeparlamentari Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se është evidente mungesa e vendim-marrjes.
“Liberalizimi i vizave është bllokuar, ndërsa punësimi vazhdon të jetë problemi kryesor në vend. Sot, vazhdojmë të jemi shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Kosova është në prag të 18 vjetorit të çlirimit, dhe ende pa i mbushur 10 vjet pavarësi, është në rrugë të drejtë, por ende larg asaj që meriton dhe ka mundësi. Nuk mund të arsyetohemi më tutje se jemi ende të rinj si shtet. Ka kaluar koha e frazave dhe deklaratave që tingëllojnë bukur. Është koha për punë konkrete”, ka thënë Veseli.
“Gjithë çfarë po dëgjojmë nga qytetarët është lëvizja para, me përmirësimin e jetës së tyre. Ka ankesa, ka pakënaqësi. Ne nuk guxojmë të jemi të shurdhër ndaj tyre. Do të ishte gabim. Duhet t’i japim fund stagnimit, e po ashtu edhe izolimit. Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, si kryetar i partisë më të madhe në vend, se Kosova do të ketë një të ardhme të mirë, se vendimet do të merren vetëm për qytetarët dhe për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së tyre”, ka thënë më tej Veseli.