"Dokument-diktat", e ka quajtur deputeti Ilir Deda Propozim-deklaratën e paraqitur sot nga Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e subjekteve politike.
Lexo edhe: Kurti thotë se Haradinaj është kryeministër “i marrë me qira” nga Thaçi, ai i përgjigjet
Një kualifikim të tillë Deda e ka bërë në rrjetet sociale, pasi deputetë të Vetëvendosjes paraprakisht kanë komentuar duke thënë se ai nuk lejoi që deklarata ku pritej nënshkrimi për dorëheqjen e Ramush Haradinajt, ose që me votëbesim ta dëshmojë se mund të qeverisë, e ndaloi të kalojë te subjektet e radhës.
Postimi i Dedës:
Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve.
Edhe
Në pauzë, konsultimi për institucionet
Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat - të gjitha ishin prezente.
Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin - apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës - të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës.