Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deda do përbashkim politik, që dekada e dytë e shtetësisë të mos jetë si e para

Deputeti Ilir Deda, ka thënë se Kosovës i duhet më shumë bashkëpunim politik e shoqëror, në mënyrë që të garantohet një dekadë tjetër nga kjo e para.

“Në prag të 10 vjetorit të shtetësisë - ku turbo-patriotizmi folklorik, deklarativ e totemik shndërrohet në qëndrim patriotik politik. Ku hajnia do të thotë ‘forcë’, ku guximi shihet si budallallëk, e ku matrapazllëku shihet si vlerë”, ka thënë Deda, përcjell Koha.net. “Në prag të këtij 10 vjetori na duhet përbashkim politik e shoqëror i tillë që na garanton që 10 vjetshi i ardhshëm të mos jetë si ky i kaluari”, ka shtuar më tej ai.

Artikuj të ngjashëm