Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Alternativën.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se bashkëpunimin me LDK-në e kanë vendosur për shkak të pajtueshmërisë në program për ekonomi dhe drejtësi.
“Është koalicion i parimeve. Besojmë në një reformë të mirëfilltë të drejtësisë”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se është kënaqësi e veçantë bashkëpunimi me Alternativën.
“Më vjen mirë që ndajmë preokupimet dhe aspiratat e përbashkëta. Që po krijojmë një qeveri për të ardhmen dhe jam i gëzuar që edhe Avdullah Hoti do të jetë pjesë dhe besojmë që të jemi në krye të Qeverisë. Është zotim i yni që ti dalim ballë sfidave edhe si Alternativë edhe si LDK”, ka thënë Mustafa.
Edhe
Kusari-Lila konfirmon largimin e Dedës nga Alternativa
Ndërkaq nën-kryetari i Alternativës Ilir Deda, ka thënë se ky bllok do t’i jap fund PDK-së.
“Është me rëndësi që ky bllok i gjerë ka me i dhanë fund PDK-së. Ky është mesazhi kyq. Ky koalicion në nivel programi ka qenë lehtë me u realizu”, ka thënë ai.
-
Deda: Nuk ka koalicion me PDK-në, Avdullah Hoti është kryeministri im
-
Kusari-Lila tregon pse Alternativa zgjodhi koalicionin me LDK-në dhe jo partitë tjera
-
LDK: Pa u arritur marrëveshja me të gjithë, emrin e Hotit nuk e dërgojmë te Thaçi
-
Vendimmarrja e LDK-së për Qeverinë e re shihet si skenar i akorduar me Presidentin