Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka cilësuar fat të madh që zgjedhjet lokale në Shqipëri kaluan pa incidente të mëdha. Sipas tij, kjo tregon për pjekurinë e shqiptarëve.
“Këto zgjedhje megjithatë nuk zgjidhën asgjë në Shqipëri. Pjesëmarrja tejet e ulët dhe pa opozitën nuk i bën këto zgjedhje demokratike dhe prodhon bashki me legjitimitet të cunguar, ndërsa Qeverisë Rama i jep një goditje të rëndë. 30 qershori del të jetë fillimi i fundit të asaj Qeverie”, ka shkruar Deda.
Ai ka bindjen se në fund si rezultat do të ketë patjetër marrëveshje të Edi Ramës me opozitën, ku patjetër do të përfshihen edhe zgjedhje të reja lokale.
“Pyetja që do të mbetet është pse duhej të mbaheshin zgjedhjet sot”, ka thënë ai.
“Më e rëndësishme se një marrëveshje afatshkurtër është pyetja se a mund të mbërrihet një marrëveshje e partive politike qeverisëse e në opozitë edhe deri te fillimi i çkapjes së shtetit shqiptar? Fillimin e fundit të narko-ekonomisë? A ka mbet pikë dashurie ndaj shtetit (patriotizëm i vërtetë e jo folklorizëm) te politika shqiptare për atdheun e vet?”,ka thënë Deda.
Edhe
Deda: Populli do t’i mbajë për fjale VV-në e LDK-në për premtimet e tyre
Sipas Dedës, “shqiptarët si në Shqipëri (besa edhe në Kosovë dhe në Maqedoni) duhet të mësojnë që militantizmi partiak po e gërryen të ardhmen e gjithë popullit shqiptar, ku njerëzit ikin nga vendet e tyre, ndërsa shtetet shqiptare mbesin me institucione të dobëta dhe më të dobëtat në Evropë”.
“Nëse nuk mësohet ky mësim, zbrazja do të vazhdojë drejt vendeve perëndimore - aty ky ka demokraci, ligj, prosperitet ekonomik, mirëqenie e përkujdes dhe institucione të forta. Aty ku gjithçka është sipas ëndrrës së popullit shqiptar, ëndërr që assesi nuk po e realizon në shtetet e veta”, ka thënë Deda.
-
Deda: Asnjë nga pretendentët e ndryshimit nuk janë ideal, por megjithatë do ta avancojnë Kosovën
-
Deda: Logjika e thotë që opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme
-
Deda propozon që opozita e tashme të garojë në një listë të përbashkët
-
Deda: Është koha që opozita të unifikohet në një listë ku futen edhe persona jopolitikë