Projekti për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Beleg të Deçanit, ka lënë mbrapa një infrastrukturë të shkatërruar rrugore, e cila prej dy vjetësh ka vështirësuar qarkullimin e banorëve të tetë fshatrave, që e shfrytëzojnë atë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithëse kjo rrugë është më e frekuentuara në Komunën e Deçanit, deri këto ditë, kur u shpeshtuan ankesat e qytetarëve, Komuna nisi rregullimin e rrugës.
“Qe dy vjet është rruga kështu e prishur, prej që e kanë vendosur kanalizimin. E kanë vendosur atëherë kanalizimin dhe e kanë lënë deri tashti rrugën të pa rregulluar. Për shkak të prishjes së rrugës, banorët e katër - pesë fshatrave u është dashur të shfrytëzonin rrugët alternative, se asaj rruge nuk kanë mundur më të qarkullonin. Edhe sot nuk po mundemi ende ta shfrytëzojmë këtë rrugë që kalon nëpër Beleg”, ankohet banori i fshatit Kodrali, Abaz Pepaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mbetet e paasfaltuar rruga në Selac të Mitrovicës, banorët ankohen për vështirësi në qarkullim
-
Me 300 mijë euro planifikohet rregullimi i të gjitha rrugëve malore në Deçan
-
Shumica e fshatrave të Deçanit pa rrjet kanalizimi
-
Deçani me tetë milionë euro investime për asfaltim rrugësh lokale për 3 vjet
-
Rruga e paasfaltuar e fshatit Çelik detyron banorët të ikin nga atje gjatë dimrit