Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.
Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.
Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.
-
Palmer: Basha e Kryemadhi, përgjegjës nëse ka dhunë në protesta – SHBA-ja s’negocion zgjidhjen e krizës
-
DASH: Përgëzojmë Shqipërinë për zgjedhjet dhe shpresojmë në bashkëpunimin me Ramën
-
Palmeri për zgjedhjet në Shqipëri: Të sigurohet besimi i shqiptarëve për rezultatin
-
DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Presidentit Meta
-
Plani i opozitës për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri