Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Danezët kundër integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Danezët janë kundër integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ky është përfundimi i një sondazhi të realizuar nga Institucioni i Statistikave të Danimarkës për Universitetin Aalborg. Në sondazh rezultoi se 46% e të anketuarve janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE dhe vetëm 20 janë shprehur pro zgjerimit.

“Zgjerimi ka çuar në një BE më të madhe dhe më shumë stabilitet në rajonin e Ballkanit, por lëvizja e lirë nuk ka sjellë gjithmonë ndryshime pozitive, të tilla si në lidhje me Rumaninë”, deklaroi Peter Nedergaard, profesor në shkencat politike në Universitetin e Kopenhagenit.

Problematikat me lëvizjen e brendshme të njerëzve nga Europa lindore në vendet si Danimarka shihen si faktorët që kanë sjellë këtë skepticizëm të madh përsa i përket zgjerimit të mëtejshëm të BE.

“Shumë rumunë po sillen mirë, por ka edhe disa që nuk e bëjnë këtë gjë. Për shembull, ka histori rreth bandave të hajdutëve që grabisin dhe pastaj kthehen në shtëpi. Është e pamundur që njerëzit të kenë frikë të shtojnë Islandën ose Norvegjinë, por më tepër vendet e Ballkanit apo Turqinë” përfundoi ai.

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe nga Parisi erdhën sinjale që paralajmëronin veton kundër zgjerimit të BE. Holanda gjithashtu është një nga vendet e para që e ka parë me dyshime zgjerimin, madje atje u kalua një rezolutë për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Politikat mbi zgjerimin e BE do të qartësohen më shumë ditët në vazhdim pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian/dita.

Artikuj të ngjashëm