Problemet teknike që ia kanë pamundësuar aplikimin për të votuar një numri të kosovarëve që gjenden jashtë vendit janë kostoja e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme brenda tridhjetë ditësh. Këtë e thotë vetë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.
“Ne nuk kemi faj që zgjedhjet janë shpallur për 30 ditë. Kjo është kostoja e zgjedhjeve të parakohshme, edhe këtë nuk mundem ta rregulloj as unë, e as KQZ-ja, me gjithë dëshirën”, ka thënë Daka në një komunikim me gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Procesi i aplikimit për të votuar nga jashtë, sipas saj, ka qenë gjithmonë i njëjti dhe nuk ka përbërë dallim për askënd, mirëpo ajo tregon se janë dy formacione politike që kanë problematizuar votimet nga jashtë vendit.
“Procedurat kanë qenë të njëjta gjithmonë, e tash dikujt po i konvenon me bo problem edhe po e bën. Lista Srpska dhe Vetëvendosja e kanë ngrit këtë problem”, tha ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Daka: Në Kosovë është e nevojshme reforma zgjedhore
-
Daka: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sfiduese për shkak të afateve kohore
-
Daka: Lista votuese, votimi jashtë vendit dhe votimi me kusht, problemet kryesore zgjedhore
-
Dështimet e “paarsyeshme” të KQZ-së
-
Daka: KQZ-ja s’mund të fajësohet pse mijëra mërgimtarë nuk do të mund të votojnë