Nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka thirrur të gjitha subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre t’u përmbahen ligjeve, raporton KTV.
Si rrugë e vetme për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ajo i ka stimuluar edhe studentët e Juridikut që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, duke votuar.
Siç tha Daka, janë shënuar përparime të mëdha që nga viti 2000 kur janë organizuar zgjedhjet herën e parë për kuvendet komunale në Kosovë.
Që nga ajo kohë, Daka tha se janë përmirësuar disa aspekte si rritja e besueshmërisë, modernizimi i shërbimeve e të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Daka kërkon nga kandidatët për zgjedhje që t’i përmbahen kodit të mirësjelljes
-
Daka: Përkundër sfidave, zgjedhjet do të organizohen sipas ligjit
-
Daka bën thirrje t’i hyhet sa më parë reformës zgjedhore
-
Daka: Votoni për të rritur imazhin e shtetit tonë
-
KQZ-ja u kërkon partive të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë shkelje