Gazeta britanike “Daily Mail” shkruan se zola anti-tank dhe pushkët automatike AK-47 do të shkonin për bandat meksikane në kufi me SHBA-të.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arrestuar dhjetë persona, katër prej tyre në Kosovë dhe gjashtë në Nju Jork, si dhe ka konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë person nga Staten Island i New Yorkut është akuzuar për shitje të raketave anti-tank dhe 15 pushkëve automatike AK-47 në Kosovë, për të cilat ai beson se do të shkonin për bandat meksikane në kufirin me SHBA-të, shkruan gazeta.
Albert Veliu është në mesin e tetë të akuzuarve për shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe zhvatje.
Ai u është referuar pushkëve automatike si 'sneakers', ndërsa lansuesin Zola M80 Anti-Tank e ka quajtur si 'Shaq-sized sneaker', duke iu referuar basketbollistit të njohur Shaquille O'Neal, kanë thënë autoritetet.
Bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar nën dyshimet se janë ndërlidhur me një skemë shpëlarjeje.
Albert Veliu ishte kapur derisa po tentonte të shiste armët tek një agjent i mbuluar.
Sipas gazetës, armët ishin aranzhuar për t’u shitur për një kartel të drogës nga Meksika, që ishte në luftë me rivalët e tij në afërsi të kufirit me SHBA-të.
Gazeta ka publikuar fotografitë e Albert Veliut dhe njërit nga bashkëpunëtorët e tij Anthony Noterile.
{gallery}