Arbëri

Daçiqi akuzon FIFA-n për hipokrizi dhe standarde të dyfishta

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka akuzuar Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) për hipokrizi dhe standard të dyfishtë, pasi ndaj Serbisë është hapur procedurë disiplinore për shfaqje të një flamuri provokues ndaj Kosovës në zhveshtore.

Para ndeshjes me Serbinë në zhveshtore të Serbisë është shfaqur një flamur serb mbi hartën e Kosovës, e në të shkruante “s’ka dorëzim”.

Daçiq për televizionin serb “TV Prva” ka thënë se FIFA nuk do të hapte procedurë ndaj Ukrainës po të thoshte “Krimea është Ukrainë, s’ka dorëzim”.

“Çfarë është ofenduese që dikush thotë s’ka dorëzim? Pra, çfarë duhet të thonë, se do të dorëzohemi? Së dyti, ata po flasim për futboll, ‘s’ka dorëzim’ i referohet ndeshjeve të futbollit. Ne humbëm ndeshjen kundër Brazilit, dhe pritej të humbnim, por kemi dy ndeshje vendimtare ndaj Kamerunit e Zvicrës. Ky është një tregues se nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk do të ndëshkonin Ukrainën, po të thoshte ‘Donbasi është i yni dhe Krimea është e jona’”, tha Daçiq.