Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se përkrah propozimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për kufizimin me Kosovën me vërejtjen se ai për këtë është angazhuar qe dhjetë vjet, transmeton Koha.net.
Sipas tij, më i rëndësishmi dhe më i madhi është ndryshimi i qëndrimit të Amerikës, e cila, sipas tij, më herë kishte menduar se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se Serbia vetëm duhej ta njihte, ndërsa, tash, ka thënë ai, administrata e re e ka ndryshuar pozicionin dhe është e hapur të shikojë të gjitha propozimet për zgjidhje kreative e fleksiibile.
Ai ka shtuar se tashmë se SHBA-ja, Rusia dhe Franca janë të disponuara që të gjendet në zgjidhje kompromisi, ndërsa ka akuzuar Kosovën se “ajo po i rëndon bisedat” duke mos e dashur kompromisin.
-
Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar
-
Sipas Daçiqit, Serbia përkrahet nga një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me Kosovën
-
Vuçiq, VOA-s: Për Amerikën pavarësia e Kosovës është kryer, zgjidhja është njohja e ndërsjellë
-
Sipas Daçiqit, Putini para 5 vjetësh është pajtuar për vënien e kufirit Kosovë-Serbi
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit