Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Prishtina, nëse me të do të bisedohej pa mentorë, do të pranonte marrëveshjen e ndarjes së Kosovës.
“Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës pa mentorë, Prishtina do t’i tejkalonte të gjitha interesat e veta dhe do ta pranonte këtë marrëveshje”, ka thënë Daçiq, raporton “Politika”.
Ai ka shtuar më tej se fuqitë e mëdha, kur bëhet fjalë për demarkacionin dhe ndarjen, llogarisin se do të vijë deri tek një zhvendosje masive e banorëve, sepse, siç shtoi ai, nuk e marrin parasysh se gjendja etnike në terren është veçse në përputhje me propozimin për ndarje, transmeton Koha.net.
Daçiq ka thënë po ashtu se fuqitë e mëdha ndarjen e Kosovës nuk dëshirojnë ta shqyrtojnë sepse mendojnë se çështja e Kosovës është mbyllur më 2008 me njohjen e pavarësisë së saj.
I pyetur nëse janë të vërteta deklaratat e presidentit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, Daçiq ka thënë se “nuk ka pasur kurrfarë bisedash për zgjidhje afatgjate për Kosovën”.
Edhe
Daçiq: Fuqitë e mëdha s’po e lënë Prishtinën të ndahet Kosova
“Ka pasur biseda të ndryshme, në metropole të ndryshme, shkëmbime mendimesh, por nuk ka pasur asgjë zyrtare. Nuk e di se ku ka mundur të ofrojë dikush diçka të tillë”, tha Daçiq.
Duke folur për aktivitetet që priten për çështjen e Kosovës, Daçiq tha se javën e ardhshme në Beograd do të qëndrojnë shefat e diplomacive të Greqisë dhe të Francës, dhe në ato takime pritet të zhvillohen bisedime të rëndësishme.
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Ne nuk kemi pushtet faktik në Prishtinë, ata nuk kanë në veri të Kosovës
-
Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë
-
“Serbia nuk mund ta tregojë planin që e ka për Kosovën”