Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq janë krejtësisht të papranueshme kërkesat që tash në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës të përfshihen lojtarë të rinj me të vetmin qëllim që Kosova t’i forcojë pozicionet, transmeton Koha.net.
Ai po ashtu ka theksuar se presioni nuk do ta shpejtojë arritjen e kompromisit.
“SHBA-ja edhe deri më tash është e njoftuar mirë rreth bisedave dhe tërthorazi ka qenë e fshirë në gjithë procesin”, ka thënë Ivica Daçiq për gazetën “veçernje novosti” duke komentuar ftesën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që në procesin e dialogut të përfshihet edhe SHBA-ja.
Daçiq po ashtu ka thënë asnjë afatizim dhe asnjë presion nuk do ta përshpejtojë dhe as që do të shpie te kompromisi, ndërsa, sipas tij presioni duhet bëhet ndaj Kosovës që t’i përmbushë marrëveshjet, para së atë për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Ai ka theksuar se gjatë takimit ditë më parë në Moskë me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, ka marrë konfirmimin se Rusia mbete fuqimisht me pozicionet serbe për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.
“Kjo do të thotë edhe gatishmëria që të përfshihet në dialog nëse duhet”, ka thënë Daçiq.
-
Daçiq: Beogradi i gatshëm për dialog, por jo të pranojë njohjen e Kosovës
-
Daçiqi: Se ndalim fushatën kundër njohjeve
-
Daçiq thotë s'e ndalim lobimin për tërheqjen e njohjeve për Kosovën
-
Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë
-
Daçiqi: Nuk mund të thuhet se SHBA-ja është për ndryshim kufijsh