Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Platforma e bisedimeve e Kosovës, letër pa kurrfarë vlere

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se platforma e Qeverisë së Kosovës për bisedime mund të vendoset vetëm në derën e saj.

“Munden ata të miratojnë çfarë të duan, kjo është një letër për përdorim të brendshëm që mund ta vendosin në derën e qeverisë në Prishtinë si gazetat ditore”, tha Daçiq për RTS-në.

Ai platformën e Qeverisë së Kosovës e vlerësoi më tutje “letër pa kurrfarë rëndësie”.

“Ne e dimë çfarë ata dëshirojnë që nga fillimi dhe pikërisht për këtë po flasim”, tha Daçiq, shkruan “Kallxo”.

Qeveria e Kosovës të enjten miratoi platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Ndaj platformës reagoi po sot edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Artikuj të ngjashëm