Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq në New York përmend dialogun me Kosovën si prioritet të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në Samitin për Paqen në New York, në prag të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ripërsëriti se prioritet nacional i Serbisë është arritja e zgjidhjes politike me Kosovën, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Siç citohet të ketë thënë ai, Serbia është e përkushtuar për paqe dhe dialog, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, që po zhvillohet në mes Beogradit e Prishtinës si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.