Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq po zhvillon një vizitë zyrtare në Kazakistan.
Gjatë qëndrimit në Astana, kryeqytet, Daçiq është takuar me ministrin e Mbrojtjes dhe të Industrisë aerokozmike Beibut Atamkulov, si dhe me kolegun e vet, ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Kairat Abdrahmanov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë bisedime është thënë se marrëdhëniet bilaterale të Serbisë e Kazakistanit janë të mira e miqësore, transmeton Koha.net.
“Kazakistani e përkrah fuqishëm Serbinë kur bëhet fjalë për integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe për ne më kryesorja është që Kazakistani të qëndrojë fuqimisht në këtë pozicion dhe të që të vazhdojë së përkrahuri Serbinë“, citon FoNet të ketë thënë Daçiq.
Serbia, përkrahje territoriale e mendon edhe Kosovën në kufijtë e vet.
Kazakistani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.