Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Morina është kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë

Foto: Koha

Pikëkalimi Morinë gjendet në kufirin ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ka ritreguar ëndrrën dhe dëshirën e vet, në gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Në fakt, ai kështu i është përgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se “pikëkalimi i Morinës ndan padrejtësisht Kosovën e Shqipërinë”, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Thaçi me fjalë i heq kufijtë me Shqipërinë, i rrënjos me vepra


“Serbia me këta kufij është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Nuk e di se si Thaçi mendon ta ndryshojë atë që e ka njohur OKB-ja e që për këtë të mos pyetet Beogradi”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Artikuj të ngjashëm