Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Jonuz Musliu të festojë që s’është në burg

“Ftesat e Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrra të thata dhe ai duhet ta falënderojë Zotin pse nuk është arrestuar deri më tash. Pos, nëse, Bashkim i Europian nuk konsideron se Presheva është rast special, që nuk do të më habiste”.

Kështu ka thënë nënkryetar i Qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefi i diplomacisë serbe për “novosti” ka reaguar kështu ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu.

Musliu, pas referendumit për pavarësi të Katalunjës e ka ftuar Beogradin dhe bashkësinë ndërkombëtare që ta njohin referendumin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në vitin 1992 kur kishin votuar për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.