Instituti Demokraci për Zhvillim D4D u është drejtuar subjekteve politike me një letër të hapur ku kërkon të demonstrohet frymë demokratike dhe gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Disa prej kërkesave kryesore të këtij Instituti drejtuar subjekteve politike janë rritja e përfshirjes së grave në listat zgjedhore për kriterit minimal, përfshirjen e grave në trupat menaxhues zgjedhor, ofrimi i hapësirës së denjë dhe të garantuar në përfshirje të barabartë në fushatë zgjedhore dhe debate televizive dhe respektimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit Covid-19.
“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë për qind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”. Duke u bazuar në këtë inkurajojmë të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpilimin e listave zgjedhore në mënyrë të barabartë 50/50 për secilën gjini”, thuhet ndër të tjera në letrën e D4D.