Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) sot lansoi hulumtimin “Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë”, me theks të veçantë në sektorin e konkurrencës, hekurudhave, telekomit dhe energjisë.
Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i D4D-së tha se ky punim studion nivelin e pavarësisë të katër (4) rregullatorëve: konkurrencës, hekurudhave, energjisë dhe telekomit, duke e bazuar atë në tri dimensione – përzgjedhjen e Bordeve, procesin e vendimmarrjes, si dhe pavarësinë institucionale.
Gjetjet e hulumtimit tregojnë ndikim politik të vazhdueshëm në autoritetet rregullative.
Nenad Shebek, Drejtor i zyrës rajonale të Heinrich Boll Stiftung, tha se rekomandimet e punimit duhet të merren si bazë për fillimin e reformave që do të mundësonin pavarësinë e rregullatorëve.
Sala Berisha-Shala, anëtare e Komisioni për Zhvillim ekonomik në Kuvendin e Kosovës tha se Kuvendi si mbikëqyrës i autoriteteve rregullative ka vërejtur që në vitet e kaluara shumica e rregullatorëve ka pasur mungesë të anëtarëve të bordit. Kjo ka bërë që autoritetet rregullative të jenë jo-funksionale pjesën më të madhe të kohës. Kreshnik Gashi, Kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve elektronike dhe postare - ARKEP tha se pavarësia financiare është parakusht i pavarësimit të rregullatorëve. Prandaj për shkak të pavarësisë financiare ARKEP, konsiderohet rregullatorë i pavarur.
Instituti D4D synon të shtyjë përpara bashkëpunimin me Kuvendin dhe Qeverinë për rekomandimet si në vijim: Legjislatura duhet përzgjedh anëtarët e Bordeve të rregullatorëve në atë mënyrë që asnjë post nuk duhet të mbetët i paplotësuar (vakant) deri në emërimin e anëtarëve të rinj; Legjislatura duhet të krijoj mekanizma të llogaridhënies për sanksionimin e autoriteteve rregullative për performancë të dobët; Legjislatura duhet të përcaktojë kriteret e vlerësimit të raporteve të rregullatorëve, duke e zhvilluar sistemin e monitorimit të rekomandimeve në mënyrë që rregullatorët të mbahen më përgjegjës; Qeveria duhet të përmbahet nga shkaktimi i shkurtimeve të buxhetit dhe në vend të kësaj duhet të ketë parasysh prioritetet dhe komentet nga autoritetet rregullative gjatë konsultimeve buxhetore; Qeveria duhet lejojë që autoritetet rregullative të shpenzojnë në investime kapitale me qëllim të zhvillimit të sektorëve të industrisë që ata i rregullojnë.
-
Mbi 10 institucione të pavarura pa borde funksionale
-
KDI: “Bordet politike”, konstantja e secilës qeveri të Kosovës
-
“Mungon llogaridhënia e institucioneve të pavarura”
-
Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme
-
INDEP i kërkon ZRRE-së të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve në procesin tarifor