Analisti Frrok Çupi, i ftuar në Oranews tv, i konsideron të humbura kauzat e opozitës në Shqipëri.
Çupi: Kauzat e humbura të opozitës dukeshin qartë. Opozita erdhi me kauzën e narkoshtetit. Një narkoshtet nuk mund ta ketë opozitën të panarkotizuar. Është ligjësia e narkoshtetit. Që këtu ke humbur atë që thua, që do të thotë se pa dyshim opozita është pjesë e narkoshtetit. Luajti kauzën e varfërisë, kjo kauzë është e humbur. Aq më tepër që kryetari i opozitës luajti me vitet '27. Varfëria nuk është pronë e askujt. Opozita nuk paraqiti masat si e vlerëson varfërinë.
Opozita krijoi cinizëm ndaj varfërisë. I la të varfrit atje ku janë, u gëzua që organizoi një protestë. Si opozita, si qeveria bëjnë pjesë në grupimin e establishmentit. Opozita ishte në pushtet. Kryetari i opozitës është 13 vjet në pushtet, kryeministri 20 vjet.
E gjithë protesta mbeti një turmë e pa organizuar që u kthye në shtëpi pa asnjë motiv.
Shpresat krijohen duke caktuar objektivat, targetin duke thënë se çfarë duhet të arrihet.
Kemi një opozitë të pakontrollueshme dhe një qeveri të pakontrollueshme, tha Frrok Çupi, një opozitar i orëve të para të demokracisë pasmoniste.