Ministri i jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak e ka dënuar vendimin e Prishtinës për vendosjen e tarifës 100 % për mallrat e importuara nga Bosnja dhe Serbia.
Ai e ka quajtur vendimin të pamenduar dhe hakmarrës, për shkak të mospranimit të Kosovës në Interpol, raporton KTV.
Crnadak ka thënë se vendimi i Kosovës do të ketë një sërë pasojash, porse në këtë moment është me rëndësi të dëgjohet qëndrimi i Bashkimit Evropian.
“Shpresoj që qëndrimi i BE-së të jetë i qartë, sepse vetëm dënimi verbal nuk do të jetë i mjaftueshëm”, ka thënë Crnadak.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë
-
Crnadak thotë se Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën
-
Delegacioni i Kosovës arrin në Bosnjë, përcillet nga policia
-
Beqaj: Taksa e ka kthyer bashkësinë ndërkombëtare kundër Kosovës
-
Kosova e Bosnja flasin për taksën, por s’bëhet fjalë për heqjen e saj