Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

COVID-19, Prishtina vazhdon të prijë me raste aktive

Prishtina vazhdon të prijë me raste aktive me COVID-19.

Në Prishtinë aktualisht janë 109 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas Prishtinës është Ferizaj me 38 raste aktive, ndërsa pason Prizreni me 33.

Gjilani është i katërti me 25 raste aktive, e Kamenica e pesta me 23. Në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus.