Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një vendim ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë veto.
Në këtë intervistë, ish-përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asosacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, flet edhe për rrezikun që paraqesin disa liderë të Ballkanit për qytetarët e vendeve të tyre si dhe mundësinë e një konflikti të ri në rajon.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Countryman, do të filloj këtë intervistë me raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që paraqet edhe “pikën më të nxehtë” në Ballkanin Perendimor. Ka pasur shume ide viteve të fundit se si të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve e cila do t’i jepte fund “luftës së ftohtë” midis tyre. Njëra ndër idetë është edhe ndryshimi i kufijve. Cili është mendimi juaj për këtë?
Thomas Countryman: Vendimi duhet të merret nga udhëheqësit, qeveritë dhe populli i Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk është një vendim në të cilin Shtetet e Bashkuara kanë veto. Megjithatë, shumë vëzhgues të Balkanit janë të shqetësuar se çfarë do rivendosje territoriale midis Kosovës dhe Serbisë mund ketë disa pasoja negative. Kjo mund të çonte në diskutimet nëse kufijtë duhet të jenë në bazë të vijave etnike në vende si Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe kjo do të ishte formula për rikthimin e konflikteve etnike dhe destabilizimin e rajonit.
Pra, unë mendoj se riaranzhimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është përgjigje e shekullit 21 për problemet që ato kanë mes vete.
Edhe
Countryman: Kosova e Serbia s’kanë vullnet të ecin para në dialog
Më mirë është që ato të shikojnë drejt reformave dhe vendosjes së sundimit të ligjit gjë që do të ju mundësonte të dyja vendeve të lëvizin drejt Bashkimit Evropian. Ky duhet të jetë fokusi i diskutimeve.
-
BE-ja kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
-
Countryman: Hoti dhe Vuçiqi s’kanë gatishmëri për marrëveshje në Washington
-
Boltoni thotë se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë u shty përpara nga vetë palët
-
Reeker: Ne nuk jemi të përqendruar në çështjen e kufijve