Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka njoftuar se ka marrë njoftim nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar për hapjen e kontestit me investitorin “Contour Global”, lidhur me termoncentralin “Kosova e Re”.
Sipas njoftimit, më 24 maj 2020 ishte paraparë të bëhej mbyllja e këtij projekti, por dështimi i arritjes në kohë dhe dështimi i disa tentativa për zgjidhje të kontestit ka bërë që investitori të çojë Kosovën në Arbitrazh.
“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftim të MEA-së.
Në fund të muajit maj ishte bërë e ditur se ky investitor ia pati kërkuar Kosovës më shumë se 20 milionë euro kompensim për shpenzimet e projektit.
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
-
Kosova përfiton mbi 200 mln €, por rrezikon të humbë gati aq deri në fund të vitit
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Haxhiu: Kosova nuk i ka mbyllur derën diskutimeve serioze për projektin e gazit amerikan