Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Coca-Cola HBC Kosova nënshkruan memorandum me Universitetin e Prishtinës

Kompania Coca-Cola HBC Kosova ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për të zhvilluar nisma të përbashkëta që për qëllim kanë promovimin e arsimit cilësor në vend. 

Marrëveshja është nënshkruar nga Prorektorja për Buxhet dhe Financa, Myrvete Badivuku- Pantina, dhe Drejtori Ekzekutiv i Coca-Cola HBC Kosova, Neritan Tira. 

Ndër të tjerash, kjo marrëveshje mundëson angazhimin në punë praktike të studentëve të universitetit më të madh publik në vend në këtë kompani. Po ashtu, memorandumi krijon mundësi edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme që për synim kanë aftësimin e studentëve në fusha të ndryshme, si dhe është bazë për krijimin e partneritetit për projekte të përbashkëta mes dy palëve. 

Coca-Cola HBC Kosova është themeluar në vitin 2003, dhe është shpërndarës i autorizuar i pijes Coca-Cola. Kohë më parë, kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme edhe me Universitetin AAB.

(Ky artikull është i sponzorizuar nga Coca-Cola HBC Kosova)

{gallery}