Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çobani me mesazh të fortë për femrat

Juristja e njohur Eni Çobani, përmes një shkrimi në Facebook u ka dedikuar disa mesazhe të mira femrave.

Ka thënë se femrat janë të forta e dinë të kalojnë shumë vështirësi, por, mos të ulin kokën.

“Femrat janë të forta, dinë të kalojnë shumë vështirësi prandaj asnjëherë mos ulni kokën, mos lejoni tu përdorin, qëndroni me kokën lart dhe tregoni gjithsecilit vendin ku e ka. Mos u bëj një femër që ka nevojë për të pasur pranë një mashkull. Bëhu një femër, për të cilën një mashkull ka nevojë ta ketë pranë”, ka shkruar Çobani.

Prezantuesja e njohur e emisionit “Shihemi në gjyq”, edhe ditë më parë ka dhënë mesazhe të mira për femrat dhe për ato që po luftojnë me jetën nga sëmundjet që kanë, e për këtë ka publikuar fotografi me shall në kokë për t'u solidarizuar. 

Artikuj të ngjashëm