Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ç’mot do të mbajë ditën e pavarësisë në Kosovë

Foto: Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të shtunën, sipas IHK, do të mbajë mot kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër, ndërsa të dielën mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri në mesatare.