Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çmimin francez ndaj Murtezajt Mustafa e quan nderim për Kosovën

Isa Mustafa, kreu i LDK-së e ish shefi në Qeveri i Valon Murtezajt, ka komentuar një ditë pas marrjen e dekoratës prestigjioze të këtij të fundit nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Prof. Dr. Valon Murtezaj dje pranoi dekoratën e Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron ‘Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës’ që u ndahet personaliteteve eminente franceze dhe botërore”, ka thënë Mustafa.

“Është ky nderim i madh për Kosovën dhe për të gjithë ne. Kosova nuk ka vetëm një Valon; ka njerëz të dijshëm dhe të mrekullueshëm, ashtu siç ka miq të mëdhenj”, ka thënë Mustafa.