Çmimi i ulët i grurit, importi i miellit, si dhe mungesa e tregut janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në uljen e sipërfaqeve të mbjella me grurë, e që pritet të korren këtë sezon.
Nga rreth 84 mijë hektarë grurë që kanë qenë të mbjella në vitin 2015, në fund të vitit 2016 janë mbjellë vetëm rreth 70 mijë. Pra rreth 15 mijë më pak, shkruan sot Koha Ditore.
Këto janë statistikat që janë nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural, pas grumbullimit të të dhënave nga drejtoritë komunale të Bujqësisë.
Nëse kërkesat e bujqve për kushtëzime të importit të miellit nuk merren parasysh, sipas përfaqësuesve të Shoqatës së bujqve prodhues të grurit në Kosovë, këtë vit do të ketë ulje të kësaj sipërfaqeje edhe përreth 30 mijë hektarë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Këtë vit synohen 20 mijë hektarë më shumë grurë, ekspertët të shqetësuar me gjendjen në bujqësi
-
Këtë vit synohen 20 mijë hektarë më shumë grurë, ekspertët të shqetësuar me gjendjen në bujqësi
-
Përgjysmohen të mbjellat me grurë në Kosovë
-
Në 6 vjet është përgjysmuar sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë në Kosovë
-
Në Kosovë sivjet priten rendimente të ulëta të grurit