Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: S’ke nevojë të jesh punonjës i inteligjencës për ta kuptuar qëllimin e Aslamovas

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas arrestimit të ruses Daria Aslamova, e cila kishte tentuar të hynte në Kosovë nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare në veri.

Aslamova, që është gazetare, në disa vende akuzohet si spiune e Rusisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa për këtë ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Daria Aslamova është arrestuar sot ndërsa ka tentuar ta kalojë kufirin nga Serbia për në Kosovë. Ajo është apologe e Putinit dhe propaganduese e Rusisë. Nuk ke nevojë të jesh punonjës i inteligjencës për ta kuptuar qëllimin e ‘udhëtimit’ të saj. Aslamova është në paraburgim të autoriteteve kosovare”, ka ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Çitaku në Twitter.