Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se në projektbuxhetin për vitin 2024 shumica e projekteve kapitale janë të qeverive të kaluara.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se projektet e reja janë ndarë për komuna ku qeverisë Vetëvendosja.
“Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka akuzuar Qeverinë për propagandë.
“Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen”, ka shkruar Çitaku.
-
Çitaku: Ne kemi përuruar ura e autostrada, këta ‘vade’
-
Çitaku: Pas zgjedhjeve do të krijojmë shumicën me partitë e tjera opozitare
-
PDK: Kurti e Gërvalla po i përdorin ambasadat dhe paratë e shtetit për fushatë elektorale
-
Çitaku: Varfëri, dëshpërim e stagnim në të gjitha fushat – bilanci i vetëm i kësaj Qeverie
-
LDK: Vetëvendosja me propagandë po mundohet të mbulojë dështimet