Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka konsideruar si “çmenduri” kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe në veri.
Teksa ka postuar foton e policëve të kidnapuar, të publikuara nga mediat serbe, Çitaku ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresioni.
“Tre policë kosovarë janë kidnapuar nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmendur”, ka shkruar ajo në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Çitaku kritikon Qeverinë: Të angazhohet më shumë për lirimin e njerëzve që po burgosen në Serbi
-
Çitaku për vrasjet e ditëve të fundit: Duhet të rikthehet shteti
-
3 policët e kidnapuar u liruan të mbrohen në liri, Sveçla thotë se Serbia duhet të gjykohet
-
Osmani falënderon SHBA-në për lirimin e policëve
-
Reagimet e opozitës për lirimin e tre policëve