Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: Ora e Vuçiqit është ndalur në kohën e Millosheviqit

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke komentuar aktin e betimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili nga sot do ta ushtrojë këtë funksion, vuri re se “ora mendore e Vuçiqit ka mbetur në kohën e Millosheviqit.

“Gjatë ceremonisë së betimit, presidenti serb Vuçiq premtoi se do të luftojë për ta ruajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Natyrisht se ora e tij mendore ka mbetur në periudhën e Millosheviqit”, ka shkruar Çitaku në një status në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo